INFORMATIKË - LITERATURA



















PROGRAMIMI 1- LITERATURA







Agni Dika - Algoritmet_me_Programe_ne_Cpp --->  KLIKO KËTU




Agni Dika - Bazat_e_Programimit_ne_Cpp --->  KLIKO KËTU







Lënda: Kompjuterët dhe informatika

Njësia mësimore:  Struktura e sistemit kompjuterik         

 

Kompjuteri përbehet prej shumë komponentëve të cilat janë të lidhura në mes veti. Puna që bën kopmpjuteri ndahet në tri faza ato janë:

-          Hrja e të dhënave

-          Përpunimi i të dhënave

-          Dalja e të dhënave që janë rezultat i përpunimit

 

Të dhëna i konsiderojmë informatat e transformuara në formë të përshtatshme për përpunim në kopmjuter. informatat mund të jenë një fotografi, një ruajtje zëri, një mendim i thënë etj. Të dhnëat që përpunohen në kompjuter janë numra binar 0 dhe 1.

Çdo informatë e cila duhet të përpunohet në kompjuter duhet futet në kopmjuter, këtë funksion e kryejnë paisjet kopmjuterike të cilat quhen njësi hyrëse.

Njësit hyrëse të kompjuterit janë:

-Tastiera

-Miu

-Skaneri

-Mikrofoni

-Kamera digjitale

 

Përmes këtyre paisjeve të dhënat futen në kompjuter në formë të 0-ve dhe 1-ve. Njësia e cila bënë përpunimin e të dhënave quhet njësi qendrore procesorike ose procesor.

Paisjet të cilat shërbejnë për prezantimin e rezultateve të përpunimit quhen paisje ose njësi dalëse.

Njësit dalëse të kompjuterit janë:

            -monitori

            -printeri

            -ploteri

            -altroparlantët

Hardveri i një sistemi kompjuterik përmban edhe një komponentë të rëndësishme e cila përdorët për ruajtjen e përkohshme të të dhënave që përpunohen. Kjo njësi është memoria e kompjuterit. Për memorie përdoren shprehjet memorie operative, memorie punuese, RAM, ROM etj. Memoria shërben për ruajtjen e të dhënave dhe instruksioneve të cilat barten në procesor ku kryhet përpunimi dhe pastaj rezultati i përpunimit në procesor vendoset prapë në memorien e kompjuterit.

Njësia qendrore – mikroprocesori

Njësia qëndrore është e vendosur në shtëpizën e kompjuterit ku ndodhen këto pjëse kryesore:

            -pllakëza amë, ku janë të vendosura

                        -CPU

                        -RAM

                        -ROM

            -disk drive

            -furnizuesi i rrymës elektrike etj

Mikroprocesori është komponentë kryesore e çdo kompjuteri. I gjithë mikroprocesori është i  ndërtuar nga një copë e materialit gjysmë përçuese.

Komponentët ndërtuese të mikroprocesorit janë transistorët. Transistorët janë komponentë elektronike të cilat në mikroprocesor e ruajnë gjendjen 0 dhe 1.

Bartja e të dhënave prej një komponente në tjetrën kryhet përmes linjave që quhen bus.

Busi është një grup linjash të cilat shërbejnë të transportojnë të dhënat, adresat e lokacioneve memoruese dhe sinjalet kontrolluese nga një pjesë e mikroprocesorit në tjetrën.

 











Lënda: Kompjuterët dhe informatika

Njësia mësimore:  Struktura e sistemit kompjuterik         

 

Konceptet themelore

Kompjuteri është paisje që përdoret për përpunimin e informacioneve. Këto informacione mund të jenë të paraqitura në formë të tekstit, fotografisë, muzikës ose në ndonjë formë tjetër.

Kompjuteri përbëhet nga pjesa hardverike dhe softverike.

Hardver është emërtim përmbledhës për njësit fizike të kompjuterit të cilat përdorën për përpunimn e të dhënave.

Softver janë programet të cilat janë përgjegjëse për atë se çka dhe në çfarrë mënyre punon kompjuteri.

Sistemi kompjuterik ndahet në katër komponente:

-hardveri

-sistemi operativ

-Programet aplikative

-shfrytëzuesit

 

 

Siç thamë në hardver përfshihen paisjet e ndryshme të cilat përdoruesi i sheh dhe mund ti prekë.

Njësitë kryesore harverike të kompjuterit janë:

-njësit hyrëse

-njësit dalëse

-njësia qendrore

-njësit e memorjesb

 

 

Sistemi operativ ndodhet në mes hardverit të kompjuterik dhe aplikacioneve. Sistemi operativ e kontrollon dhe e koordinon shfrytëzimin e hardverit mes aplikacioneve të ndryshme dhe shfrytëzuesve të ndryshëm.

Programet aplikative shërbejnë për të shkruar një tekst, për të bërë një kalkulim matematikor, për të komunikuar në internet etj etj.

Siç kemi thënë shfrytëzuesi i vendos informatat në kompjuter si shkronja, fotografi, muzikë etj ndërsa kompjuteri i merrë ato të dhnëa në formë të 0-ve dhe 1-ve, pasi që punon me sistem binar.

Sistemi binar është njëri ndër sistemet numerike që përdorët për ta shprehur sasinë.

Njësia për matjen e sasisë së informacionit është BITI (b).

Një grup prej 8 bitësh me të cilën kompjuteri kryen ndonjë operacion quhet Bajt (B).

Njësi më të mëdha se bajti janë:

-Kilobajti (KB)

-Megabajti (MB)

-Gigabajti (GB)

-Terabajti (TB)

1B=8b

1KB=1024B

1MB=1024KB

1GB=1024MG

1TB=1024GB

Biti dhe bajti përdorën për ta shprehur sasinë e informacionit qoftë ajo që mund të vendoset në disk, qoftë ajo që tregon ndonjë cilësi të kompjuterit ose ndonjë komponentë të tij. 
















Lënda: Kompjuterët dhe informatika

Njësia mësimore:  Informatika dhe informatat


Kuptimet themelore

Informatika është shkencë e cila merret me përpunimin e të dhënave dhe informatave.

Pra, kuptimet themelore në informatikë janë: e dhëna dhe informata.

 

E dhënë është çfardolloj shkronje, numri, simboli apo kombinim shkronjash, numrash dhe simbolesh pa ndonjë domethënie të veçant etj të cilat për njeriun, vetë për vete nuk kanë ndonjë domethënie ose kuptim të caktuar.

P.sh.: Numri 9567342 vetë për vete nuk ka kurrfarë domethënie. Mund të jetë numër i gjetheve të një druri, numri i kokrrave të orizit në një grumbull etj.

Më tepër të dhëna të lidhura në një mënyrë të caktuar logjike paraqesin informatë.

Pra Informata paraqet bashkësi të të dhënave nga të cilat mund të mirret një vendim, përfundim apo njohuri

P.sh.:



 

Pothuajse në çdo profesion dhe në çdo vend pune njerëzit mbledhin dhe përpunojnë të dhënat e ndryshme që të fitojnë informata të caktuara

Bashkësia e të gjithë të dhënave me të cilat punohet në ndonjë program të kompjuterit quhet baza e të

dhënave (database).

Puna me të dhënat dhe ruajtja e tyre është punë shumë e rëndësishme dhe me përgjegjësi.

Paramendoni se çka do të ndodhë nëse të dhënat përzihen ose fshihen?!

Për shembull të dhënat për kursimtarët e bankës, çmimet e artikujve të një shitoreje, notat e nxënësve të ndonjë shkolle ose rezultatet e analizave nëpër spitale.

Kompjuteri

Pajisjet që janë të bëra prej pjesëve elektronike shumë të vogla dhe punojnë me rrymë të dobët quhen pajisje elektronike. P.sh.: TV, kompjuteri, telefoni etj. janë pajisje elektronike.

Kompjuteri është pajisje elektronike i paraparë për futjen, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të cilat janë të nevojshme për njeriun.

Të dhënat të cilat njeriu i vendos në kompjuter mund të jenë në formë të tekstit, numrit, zërit, fotografive, video klipeve etj.

Që të mund të punojë me të dhënat, kompjuteri, të njëjtat i shndërron në të ashtuquajturat numra binarë me të cilët di të punojë.

Numra binarë janë numra të shënuar me shifrat 1 dhe 0.








INFORMATIKË - LITERATURA

INFORMATIKA Për vitin I të arsimit të mesëm --->>> KLIKO KËTU 

Comments

Popular posts from this blog

MESIMET (nga java e tetë)

PYETESORET